Shko te përmbajtja

Senegali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Republika e Senegalit
République du Sénégal
Flag of Senegali
Flamuri
Stema of Senegali
Stema
Motto: "Un peuple, un but, une foi"
"Një popull, një qëllim, një besim"
Anthem: Le Lion rouge
(anglisht: "The Red Lion")Stampa:Parabr
Vendndodhja e Senegalit në Afrikë Perëndimore
Vendndodhja e Senegalit në Afrikë Perëndimore
KryeqytetiDakar
14°40′N 17°25′W / 14.667°N 17.417°W / 14.667; -17.417
Largest citykryeqyteti
Official languagesfrëngjishtja
Etnonimissenegaleze, senegalez
QeverisjaRepublikë semi-presidenciale
• Presidenti
Bassirou Diomaye Faye
• Kryeministri
Ahmadou Al Aminou Lo
LegjislaturaAsambleja e Senegalit
Establishment
• Shpallja e pavarësisë
25 nëntor 1958
• Konsolidimi i pavarësisë
20 qershor 1960
Sipërfaqja
• Gjithsej
196,722[1] km2 (75,955 sq mi) (86)
• Ujë (%)
2.1
Popullsia
• 2024 estimate
18.847.519[1]
• Dendësia
96/km2 (248.6/sq mi)
GDP (PPP)2025 estimate
• Gjithsej
rreth $105.4 miliardë
• Per capita
$5.498[2]
GDP (nominal)2025 estimate
• Gjithsej
rreth $34.7 miliardë
• Per capita
$1.811[3]
HDI (2023)0.530[4]
low (169)
MonedhaFranga e Afrikës Perëndimore (XOF)
Zona kohoreUTC±00:00 (Koha Universale)
Formati i datësdd.mm.yyyy
Kodi telefonik+221
ISO 3166 codeSN
TLD-ja e internetit.sn

Senegali, zyrtarisht e njohur si Republika e Senegalit (frëngjisht: le Sénégal ose République du Sénégal), është republikë në Afrikë Perëndimore, që kufizohet me Mauritaninë në veri dhe verilindje, Republikën e Malit në lindje, me Oqeanin Atlantik në perëndim dhe përbrenda hapësirës së territorit të Senegalit gjendet Gambia e cila e ndërpret për disa kilometra daljen në Oqeanin Atlantik në perëndim. Senegali është vendi më perëndimor në kontinentin e Botës së Vjetër, ose Afro-Eurazisë. Emrin e ka marrë nga lumi Senegal, i cili e kufizon në veri dhe në lindje.[5]

Në Senegal fliten mbi 30 gjuhë. Gjuha uolofe është më e folura gjerësisht, me 80% të popullsisë që e flet atë si gjuhë të parë ose të dytë, ndërsa frëngjishtja është gjuha zyrtare e qeverisë. Shumica e popullsisë jeton në bregdet dhe punon në bujqësi ose industri të tjera ushqimore.[6]

Artikulli kryesor : Historia

Gjurmimet arkeologjike që janë gjetur në territorin e Senegalit vërtetojnë se edhe në kohërat e lashta Senegali ka qenë një vendbanim. Një ndër fiset e para të njohura të Senegalit ishte fisi Toucouleur . Në shekullin e XI kanë pranuar Islam'in.Në shekullin e XV-të Portugezët kishin disa koloni në afërsi të lumit Senegal, ndërsa vendbanimi i parë francez u ndërtua në St.Louis më 1659. Qyteti i St Louis ishte kryeqyteti i kolonisë Franceze, por në vitin 1902 kryeqytet u bë qyteti i Dakar'it.

Senegali shpalli pavarsinë më 20 qershor 1960, dhe u bë një ndër shtetet me ndikim të madh në politikën e Afrikës.

Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

Njësit administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor : Njësit administrative
Artikulli kryesor : Gjeografia e Senegalit

Senegali ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Guinesë Bizare e Mauritanisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Senegalit është 196,190 km2 prej së cilës 4,190 km2 janë ujë. Senegali shtrihet rreth koordinatave gjeografike 14 00 V, 14 00 P. Senegali ka një vijë bregdetare 531 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,640 km.

Klima në Senegal është tropikale e nxehtë dhe e lagësht. Sezoni i reshjeve me një frymë të ashpër nga juglindja fillon në muajin maj dhe përfundon diku në nëntor ndërsa sezoni i thatësisë i dominuar nga nxehtësia dhe fryma e rreptë fillon në dhjetor dhe përfundon në prill.

Relievi i Senegalit është kryesisht terren i ultë. Në pjesën juglindore me rrafshnalta e bregore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 581 metrave në bregun "Nepen Dijaka" (ang.:Nepen Diakha).

Artikulli kryesor : Ekonomia
Artikulli kryesor : Demografia

Senegali ka një popullsi prej rreth 12.5 milion, rreth 42 për qind e të cilëve jetojnë në zonat rurale.[7] Dendësia në këto fusha varion nga rreth 77 banorë për kilometër katror. Sipas Studimeve Botërore Refugjatëve (World Refugee Survey) 2008, botuar nga Komiteti i SHBA-ve për Refugjatë dhe Imigrantë, Senegali ka një popullsi refugjatësh dhe azil kërkuesve që numëron rreth 23.800 në vitin 2007.[8]

Artikulli kryesor : Kultura
  1. 1 2 Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura "factbook"
  2. ↑ "GDP per Capita, PPP (2025) - IMF". Worldometer (në anglisht). Marrë më 11 maj 2026.
  3. ↑ "Peru GDP (2025) - IMF". Binance Square (në anglisht). 5 janar 2026. Marrë më 11 maj 2026.
  4. ↑ "Human Development Index and its components" (PDF). UNDP Human Development Reports (në anglisht). Marrë më 11 maj 2026.
  5. ↑ "Which Countries Border The Gambia?". WorldAtlas (në anglisht). 28 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2023. Marrë më 19 gusht 2023.
  6. ↑ "Why is The Gambia Surrounded by Senegal?". Trazee Travel (në anglisht). 6 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2023. Marrë më 19 shtator 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. ↑ http://en.wikipedia.org/wiki/Senegal
  8. ↑ en.wikipedia.org/wiki/Senegal

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]