The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20090204071930/http://kgjk-ks.org:80/?cid=1,2

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (“KGJK”) është organi më i lartë i sistemit gjyqësor në Kosovë.Risia që sjell krijimi i KGJK-së është se ky Këshill është përgjegjës për administrimin e sistemit gjyqësor si të tërë.

KGJK është themeluar në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/52 të datës 20 dhjetor 2005 Mbi Themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.KGJK është një organ profesional nën autoritetin suprem të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe ka pavarësi të plotë në kryerjen e funksioneve të tij.

KGJK vepron për të ruajtur një sistem gjyqësor i cili është profesional, i pavarur,i paanshëm,i integruar,i drejtë dhe efikas.KGJK është kompetent dhe përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve,prokurorëve dhe gjyqtarëve porotë,për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve,prokurorëve dhe gjyqtarëve porotë në raste të sjelljes së pahijshme, për zhvillimin profesional të tyre.

Në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut Nr.2005/52 të datës 20 dhjetor 2005, deri në shpalljen e rregullores përkatëse me të cilën do të themelohet subjekti përgjegjës për këshillimin e PSSP-së lidhur me çështjet e emërimit,të sanksionimit dhe shkarkimit të prokurorëve,këtë funksion do ta luajë KGJK.

E gjithë puna dhe funksionimi i KGJK-së mbështetet nga Sekretaria.Sipas Nenit 3 të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2005/52 Mbi Themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Sekretaria e KGJK-së e udhëhequr nga Drejtori që zgjidhet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës,i ndihmon KGJK-së në punën e tij.Sekretaria e këshillon dhe e ndihmon KGJK-në në kryerjen e përgjegjësive të tij,në menaxhimin e gjyqësorit dhe të gjykatave dhe është përgjegjëse për zbatimin e vendimeve të Këshillit,si dhe është përgjegjëse për të gjitha funksionet administrative dhe të hulumtimit që ndërlidhen me përkrahjen e Këshillit,në pajtim me rregulloren e punës së Këshillit

KGJK përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë, prej të cilëve shtatë (7) janë gjyqtarë ose prokurorë dhe katër (4) janë jogjyqtarë.

Në kuadër të KGJK-së funksionojnë 8 Komisione.