Kujtesë hyrëse e fuqishme rastësore (ang.dynamic random-access memory, shkurt DRAM), është një lloj kujtesë kompjuterikeRAM që ruan çdo bit të dhënash në një kondensator të veçuar me një qark të brendësuar. Ngaqë kondensatorëve u mungon ngarkesa elektrike, informacioni humbet, vetëm nëse ngarkesa e kondensatorëve rifreskohet herë-pas-here informacioni mund të ruhet. Për shkak të këtij rifreskimi, kjo lloj kujtese quhet e fuqishme apo dinamike, e kundërt me kujtesën SRAM dhe kujtesa të tjera ndenjëse. Prandaj kujtesa DRAM ka përparësi ndaj asaj SRAM, për shkak të thjeshtësisë së saj ndërtimore: vetëm një tranzistor dhe një kondensator nevojiten për bitin, në krahasim me gjashtë tranzistorët që përdor kujtesa SRAM. Kjo e lejon kujtesën DRAM të arrijë një dendësi mbajtëse shumë të lartë. Ashtu si kujtesa SRAM, edhe ajo DRAM bën pjesë në pajisjet e kujtesave avulluese, sepse ato i humbasin të dhënat kur ushqimi elektrik ndërpritet.