The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20150227170445/http://www.mti-ks.org/sq/Aktivitetet-e-MTI-se/Themelohet-Ndermarrja-Publike-Aeroporti-i-Gjakoves-2882-2882

Aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

 

Themelohet Ndërmarrja Publike “Aeroporti i Gjakovës”

28.03.2014

Aeroporti i Gjakovës nga e premtja është Ndërmarrje Publike. Ky vendim është marr në mbledhjen e fundit të Qeverisë. “Aeroporti i Gjakovës nga sot është Ndërmarrje Publike. Faleminderit të gjithëve që kontribut në realizim”, ka thënë Bernard Nikaj, ministër i Tregtisë dhe Industrisë me të marr vendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike “Aeroporti i Gjakovës”.

Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si propozuese e këtij vendimi, propozimin për themelimin e NP “Aeroporti i Gjakovës”, në kabinetin qeveritarë e ka paraqitur zëvendësministri Cuneyd Ustaibo i cili më përmendi shkurtimisht arsyet e propozimit të vendimit për  shndërrimin e aeroportit të Gjakovës në ndërmarrje publike, e cila do të  ketë në pronësi, të menaxhojë, të operojë dhe të mirëmbajë Aeroportin e Gjakovës. Në përputhje me marrëveshjen e transferimit të përgatitur nga AMIKO Task Force, në dhjetor 2013, Aeroporti i Gjakovës është transferuar nga Ministria Italiane e Mbrojtjes tek Qeveria e Republikës së Kosovës. Në atë kohë, Aeroporti i Gjakovës, që ishte nën mbikëqyrjen, menaxhimin dhe kontrollin e forcave Italiane që nga lufta, u bë pronë e Republikës së Kosovës, në pajtim me të gjitha rregulloret relevante vendore dhe ndërkombëtare.

“Me qëllim të promovimit të aviacionit civil në Kosovë, si dhe duke siguruar mbrojtjen dhe përdorimin e pronave publike, është e domosdoshme për të identifikuar sa më shpejt një strukturë ligjore për menaxhimin dhe operimin e Aeroportit të Gjakovës. Prandaj, ne në konsultim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, kemi propozuar që të krijohet një ndërmarrje e re publike në përputhje me Ligjin nr 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike ”, ka thënë Ustaibo në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.

Krijimi i një Ndërmarrje Publike për të operuar Aeroportin e Gjakovës është gjithashtu praktike. Përparësia kryesore e krijimit të një Ndërmarrje të re Publike është se do të lejojë një fokusim më të gjerë në menaxhimin dhe operimin e Aeroportit të Gjakovës, me një autoritet dhe përgjegjësi të qartë. Me rreth-rrethimin mbrojtës të Aeroportit dhe pasurive të saj, menaxhimi mund të përqendrohet në optimizmin e përdorimit të aseteve ekzistuese dhe duke tërhequr përdorues të rinj.

Në përputhje me nenin 11 të nr 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, një ndërmarrje e re publike mund të themelohet me anë të Vendimit të Qeverisë. Duke pasur parasysh se shërbimet e Aeroportit të Gjakovës nuk do të drejtohen nga ndonjë komunë e veçantë, ajo do të klasifikohet si një Ndërmarrje Publike Qendrore, në pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

“Prandaj, duke  pasur në konsideratë rëndësinë e  themelimit të NP “Aeroportit të Gjakovës” dhe me qëllim të definimt të një strukturë ligjore për menaxhimin dhe operimin e “Aeroportit të Gjakovës”, i cili është një hap konkret drejt finalizimt të themelimit të Aeroportit të Gjakovës si Ndërmarrje Publike, propozojmë që ta shqyrtoni dhe aprovoni këtë Vendim në këtë mbledhje të Qeverisë”, ka thënë zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë gjatë paraqitjes së propozimit për themelimin NP “Aeroporti i Gjakovës”.