Wikipedia:Cung
Kjo faqe dokumenton një udhëzim në Wikipedia shqip. Është një standard i pranuar përgjithësisht që redaktorët duhet të përpiqen ta ndjekin, megjithëse trajtohet më mirë me sens të përbashkët, dhe përjashtime të rastit mund të zbatohen. Çdo editim thelbësor në këtë faqe duhet të reflektojë konsensus. Kur jeni në dyshim, diskutoni së pari në faqen e diskutimit. |
Një cung në Wikipedia është një artikull tepër i shkurtër, që nuk arrin të shpjegojë temën në mënyrë enciklopedike apo të hollësishme. Ky nuk jep më shumë se idenë më të thjeshtë dhe kryesore të materialit.
Një mënyrë tjetër e thjeshtë është të shtypësh Lidhjet këtu. Kjo do të të tregojë një listë e të gjithë artikujve të cilët kanë vendosur tekstin gati për cungjet.
Në qoftë se krijon një artikull cung, vendos këtë tekst gati për të inkurajuar përdoruesit e tjerë për ta rregulluar duke shtypur {{cung}}.
Informata kyçe
Një cung është artikull ku i mungojnë hollësitë e mbulimit të gjerë që pritet prej një enciklopedie, por prapë ofron informata të dobishme dhe ka potencial për zgjerim. Faqe që s'janë artikuj, si p.sh. kthjellimet, listat, kategoritë, stampat, faqet e diskutimeve, dhe ridrejtimet, nuk konsiderohen cungje.
Nëse një cung ka shumë pak informata të vërtetueshme, ose nëse tema e tij nuk plotëson bindshëm kushtet e shquarësisë, mund të fshihet apo të ngjeshet me një artikull tjetër relevant.
Artikujt e mëdhenj zakonisht nuk konsiderohen cungje, edhe nëse kanë probleme të dukshme apo janë të papërfunduara. Me këta artikuj shtohet zakonisht një stampë mirëmbajtjeje në vend të stampës së cungut.
Kur bëhet cungu shumë i madh?
Nuk ka një kufi të prerë ku fillon dhe mbaron cungu. Redaktorët mund të vendosin sipas gjykimit të tyre më të mirë; p.sh. një artikull me më pak se 250 fjalë mund të jetë një cung, ose një artikull me më shumë se dhjetë fjali mund të jetë tepër i gjatë.
Artikujt e shkurtër kanë më shumë gjasa të jenë cungje, por ka edhe subjekte për të cilët mund të shkruhet shumë pak. Edhe e kundërta mund të jetë e vërtetë, ku ka subjekte për të cilët mund të shkruhet shumë, por artikulli i tyre mund të jetë prapë cung edhe nëse është disa paragrafe. Prandaj është e pamundshme të përcaktohet vetëm sipas gjatësisë. Një faktor më i arsyeshëm që mund të përdoret për caktimin e një cungu është i ashtuquajturi rregulli Croughton–London; cungu mund të përcaktohet sipas raportit të gjërave që mund të shkruajmë për një subjekt dhe atyre që s'janë shkruar, jo vetëm nëse një tekst është i shkurtër.
Vlen të përmendet që për t'u konsideruar cung, vetëm proza merret parasysh për t'ia kuptuar mbulimin gjithëpërfshirës të një artikulli. Figurat, stampat, listat, dhe pjesë tjera periferale të artikullit nuk merren parasysh në një gjykim të tillë.